Letėrsi
deniclub

Home

Webmasteri | UĒK-TETOVĖ | panorama | Poezi- Poema | Tregime | Letėrsi | Aforizma | Mbresa | Islam | Fotografi nga lufta | Kontaktė E-mail

pellumbi.gif

MIRE SE VINI NE LINKUN:letersi
-Ketu do te keni rrastin te lexoni nga fusha e letersise,te hyni ne shpirtin e letersise shqipe me shprese se do te ngeleni te kenaqur.Ngeleni te pershendetur.
WEBMASTERI:deni001
----------------------------------------------------

FAIK KONICA FIGURA E PAPESERITSHME E KULTURES SHQIPTARE

Ati yne qe je ne qiell, jepna fuqine ta mbajme gojen
mbyllur, kur se kemi gje per te then! Falna durimin
te thellojme nje pune,perpara se te shkruajme per
mbi te! Frymzona me nje ndjenje te mprehte te
drejtesise qe te flasim jo vetem me paansi por
edhe te sillemi ashtu!
Faik KONICA

Faik Konica ne historine shqiptare do te mbetet nje ekzemplar I vecante, unikat I paperseritshem dhe I paimitueshem.Nje mendje briljante, stilist I llojit te vet, kritik letrar qe nje veper e shikonte nga prizmi estetik, diplomat me orientim perendimore, e vecmas publicist I llojit te vet.Apolinieri do ta quante enciklopedi e gjalle qe ecen, kurse Noli, qe veten do ta konsideronte si dishepull te tij, prirjet e tij do te I krahasonte me thellsine e muzikes se Shubertit.Konica akuzoi, por edhe u akuzua.Ai nga kritika ideologjike, u quajte si njeriu qe hedh balte nga letrat shqipe.Jan te pa perseritshme eset e tij: Malli I Shqiperise, Flamuri etj,prozat poetike qe I karakterizon forma e kulluar artistike; shkrimet publicistike qe I karakterizon sarkazma dhe ironia.Konica shkruajti edhe disa novela, te cilat mbeten te paperfunduara si : Nje ambasade e zulluve ne Paris dhe Dr. Gjilpera zbulon rrenjet e drames se Mamurasit. Gjithashtu edhe vepren monumentale, gjithsesi te paperfunduar, Shqiperia nje vend shkembore I Evropes juglindore, ku hetohet eruducioni I madh I tij.
Konica ka lindur me 16 mars te vitit 1875. Studimet I kreu ne France. Ishte njohes I shume gjuheve. U angazhua edhe per nje gjuhe te perbashket letrare.
Emri I tij do te mbetet I pandare nga revista kulturore dhe politike Albania, te cilen e udhehoqi ne periudhen 1896-1909, kur edhe u shua.
Jetoi per nje kohe ne ambiente artistike te Parisit dhe te Londres 13 vjet ambasadore I Shqiperise ne Uashignton.Njihte aristokracin evropiane dhe artistet e saj.
Me 15 dhjetor 1942, ai do te percillet per ne banesen e fundit me muziken e Vagnerit.
Konica kishte nderruar jete ne shtepin e tij ne Uashington.Ne castet e fundit prane kokes I kishte qendruar nje grua amerikane. Trupi I tij u varros ne Boston, prej ku me pas u solle ne Shqiperi. Pak para se te ndrronte jete, mikut te tij Vasil Panosdo te I thoshte: Une zoti Pano s kam as shiguance , as para ne banke, se rroga qe me jepet si perfaqesues I Shqiperise duhet prishure per te nderuar Shqiperine dhe popullin shqiptar, dhe, ne qofte se me ngjet gje, atehere trupin do te ja le shokve.
Amaneti I tij ishte: trupin ma varrosni ne Shqiperi!. Aq kerkonte ai nga atdheu te cilit ia kishte kushtuar gjithe jeten e tij. Vetem nje varr. Parat per kthimin trupit te tij I kishte kursyer vet,kurse biblioteken e tij nuk kishte pranuar ta shiste, duke e len amanet qe te I lihej si trashegim Bibliotekes se Shtetit Shqiptar.Faik Konica posedonte disa piktura te Rodenit, vlera e te cileve sot duhet te jete milion dollar, per te cilat tashme nuk dihet asgje.
As Noli as Lamja I vogel, te cilet e kishin kuptuar me se miri ne jete, nuk arriten qe te ia plotsonin amanetin.Noli kurre s do te kthehej ne Shqiperin komuniste, kurse Lamja I Vogel, Sejfulla Mallshova, do te dergjej ne internim. Shqiperia komuniste s do ta pranonte as trupin e te madhit Konice, as biblioteken e tij personale.
U desht te kalojne dekada te tera qe te plotesohej amaneti I Faik Konices per te iu kthyer eshtrat ne atdheun, ku sundonin varrmihsit e kultures shqiptare, te cilet letuan (ekskomunikonin) figurat me te ndritura te letersise deh te historise shqiptare. Eshtrat e tij u kthyen ne atdhe ne vitin 1995, me rastin e 120 vjetorit te lindjes se tij.


Zgjodhi: Servet Demiri