
MIRE SE VINI NE LINKUN:mbresa -Ketu mund te lexoni disa mbresa nga jeta e perditshme.Ngeleni te pershendetur. WEBMASTER:deni001 -------------------------------------------
Leter e nje luftetari te UCK-es nga Shqiperia Bija ime! Aqe e kisha dashur qe te jeme afer teje, te shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqe na ndajne dy botera, une e ndjej veten krenar dhe shume afer teje, kur e di se per cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet te jesh shume krenare, gjithmone te ecesh me koke te ngritur larte, te mos dorezohesh edhe pse disa te mendojne per jetime. Un jam larg, thash sa dy botera, por shpirti im cdo mbremje vie ne nate, ne dhomen tende ti perkedhel floket e arta, floket e gjata, qe aq shume i desha. Pas ca kohesh me ane te kesaj letre, nuk deshiroj qe te te arsyetohem per ikjen time pa fjal, pa gjurm, por te te them se edhe pse une vdiqa, ketij populli te prvuajtur duhej t'i dal dikush ne krah. Une isha i fundit qe mora ket guxim, sepse shoket e vellezerit e mi, mu ateher kur u paraqita per ne lufte, ata vetem se kishin ujitur token me gjakun e tyre, e lulet e lirise sa vijne e rriten. Bija ime! Ngre koken larte, se nuk deshiroj te te shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nenen, e cila ishte frymezimi im per te shkuar ne lufte, zemra e cila gjakoi per mua, qe juve t'ju shoh te lire, te kenaqur ne atdheun tone te shkelur nga cizma e felliqur. Ajo prej tani do te jete udhezimi yt, por te perkujtoj, kujdesu shume per te. Bija ime! Letren qe po e lexon, eshte shkruar mu ne front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirise, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejne, e as shitjet e patrioteve nuk bejn para, nese nuk je ne front te luftes, e te shikohesh me armikun nepermjet shenjestres. Kjo eshte kenaqesia e vetme, qe mund ta perjetoj secili qe deshiron te vdes e jo te luftoj me shpres qe te kthehet ne familje. Te lutem bija ime! Mos ma kerko varrin se nuk do te ma gjesh. Dije edhe mbaje mend se varri im eshte ne Sllupcan, ne Tanushe, ne Kalane e Tetoves. Ketu prehen eshtrat e mia. Te lutem mos ngurro, dhe thuaju te gjitheve qe mos te ngurrojne qe te me ngrisin permendore, sepse nuk dhash jeten per permendore e per strofa kengesh, por vetem e vetem qe te fitoj kenaqesin e Zotit qe e falenderoj shume qe me gatoi aq mire. E di se tash duke i lexuar keto rreshta te pikojne lotet, por me vie shume e qarte se ato jan lotet e krenarise, e jo lotet e dhimbjes per baban e vdekur, per baban i cili flijoi veten sikur shume baballare tjere. Bija ime! Jane keto fjalet e mia te fundit, sepse pas kesaj nisem ne nje beteje ne te cilen nuk ka mbrapa. Behu vajze e mire, e ndershme, e degjueshme ndaj nenes, behu vajze e diturise, e sinqerte. Mos lejo qe kjo bote mashtruese te te kape me thonjte e saj te felliqur e te te coje ku jane shume vajza te mbetura rrugeve te Italise e Evropes. Nese bija ime nuk perfundon kjo lufte e ti rritesh, do te kisha dashur qe edhe ti te jesh ne rradhet e ushtrise se popullit, sepse vdekja nuk eshte asgje per ata qe i ofrohen vullnetarisht. Ajo eshte faze qe kerkon haracin e saj, por qe shperblehet me nje bote, me nje jete tjeter per te cilen po ta dinte mire bota, do te ngarendnin te gjithe qe ta marrin me shpat. Te lutem bija ime, pershendeti te gjithe njerezit qe me kane njohur, te gjithe miqet. Pershendete nenen tende dhe ruaje si syte e ballit, sepse shum e respektova dhe me respektoi. Mire u pafshim ne boten e amshuar, ne boten ku nuk ka me brenga. Dhasht Zoti qe te jemi te gjithe bashke, ne njerin kopsht te Xhenetit. P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letren cupes tone deri sa te rritet e deri sa t'i mesoj shkronjat. Ju dua shume.
FRAGMENT NGA VEPRA ALKIMISTI Alkimisti mori nje liber qe dikush nga karvani e kishte sjelle me vete. Libri ishte pa kapak, megjithate ai mundi ta njohe autorin e tij: ishte Oscar Wilde. Teksa shfletonte faqet, gjeti aty teshkruar historine e Narcisit. Alkimisti e njihte legjenden e atij djaloshi qe shkonte perdite te sodiste bukurine e fytyres ne ujerat e liqenit. Kaq I magjepsur ishte pas vetes, saqe nje dite I shkau kemba dhe u mbyt . Aty ku djaloshi u mbyt na mbiu nje lule, qe me vone e qyajten narcis. Oscar Wilde nuk e linte me kaq kete histori. Ai tregonte se kur narcissi vdiq, renden tek ai Oreadet-nimfat e pyllit-dhe vune re se liqeni ishte shnderruar nga nje hauz me ujera te embla ne nje poceme lot te hidhur. <<E cke qe qan?>> e pueten Oreadet.<<Qaj per Narcisin,>> iu pergigj liqeni. <<Lotet e tu nuk na cudisin aspak,>> shtuan ato. <<Se nderkohe qe ne nuk I shkonim pas neper pyll, ti ishe I vetmi qe kishe fatin ta sodisje nga afer bukurine etij.>> <<A ju dukej I bukur Narcisi?>> <<E kush me mire se ty do ta dinte?>> iu pergjigjen, te habitura, Oreadet. <<Se fundja ne ujerat e tuavinte e perkulej cdo dite.>> Liqeni qendroi nje cope here ne heshtje. Me ne fundtha: <<Vertet une po derdh lot per Narcisin, por kurre svura re se ishte aq I bukur. Une qava se, sa here qe ai shtrihej buze bregut arrija ta shikoja ne syte e tij bukurine e ujerave te mia.>><<Chistori e bukur,>> tha Alkimisti.. E HUAZUAR NGA :PAULO CUELHO
Pse ndodhin zhgėnjimet nė dashuri?! Bukuria shkon e vjen, kurse zemra stė gėnjen thotė populli pėr dashurinė e vėrtetė.Nga jeta praktike dhe nga analizat e ndryshme pėrfundojmė se dashuria e thellė, e madhe dhe e fuqishme, jo vetėm qė nuk pėrjashton miqėsinė, por ajo pėkundrazi e presupozon atė. Vetėm miqėsia e vėrtetė, lidhur me sinqeritet nė njohje e pjekuri ndjenjash ēon nė dashuri tė vėrtetė e martesė tė lumtur. Por miqėsia e me karakter serioz e tė qėndrueshėm nė moshėn e pjekurisė sė plotė, d.m.th pas mbarimit tė shkollės sė mesme.Kjo tregon se miqėsia e vėrtetė piqet e thellohet nė njė moshė mė serioze d.m.th pas moshės 18-tė vjeēare. Dashuri qė vjen natyrshėm pas miqėsisė mbi bazėn e njohjes dhe respektit reciprok pakėson zhgėnjimet. Zhgėnjim do tė thotė tė gėnjesh veten ose tė besosh nė gėnjeshtėr, gjė qė ndodhė mė shumė te dashurit nė shikimin tė parė, tė cilat mund tė pėrfundojnė edhe nė martesė e pastaj manifestohen me dovorc apo ndarje. Dizulizioni mund tė jetė pasoja e kontradiktės, ndėrmjet paraqitjes sė jashtme dhe realitetit. Prandaj qasja e problemeve tė kėsaj natyre ėshtė ēėshtje e ndėrlikuar qė kėrkon njė pėrgjegjėsi tė madhe nga ēdo I ri dhe e re. Por zhgėnjimi ndodhė edhe nė disa raste kur kandidati pėr dashuri shikohet jo ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė, por siē dėshiron ta shohė partneri d.m.th e imagjinon nė njė mėnyrė krejtėsisht ndryshe kur nuk ėshtė I tillė.Mirėpo nė kėtė rast duhet fajėsuar imagjinata e jo instikti. Pothuajse tė gjithė tė dashuruarit sidomos ato qė pėlqehen qė nė shikim tė parė pėrpiqen ti paraqiten njėri - tjetrit nė formėn mė tė mirė ashtu siē nuk janė, ndoshta pa vetėdije nga sedra por ndonjėherė edhe me vetėdije tė plotė.Prandaj pėr tė mos ndodhur zhgėnjimet nė dashuri apo pėr tu paksuar ato , duhet qė sėpaku tė merret parasysh pjekuria psikofizike e ēdo individi qė hynė nė atė lojė. Shkruajti: Servet Demiri |